Napoli dhe Romelu Lukaku ndajnë rrugët, arrihet marrë veshja me Fenerbahçe për 7 milionë euro.
Pas një pauzë të detyruar prej 3 vitesh në Gaza rikthehen aktivitetet futbollistike.
Federata Palestineze bëri të ditur fillimin e tyre në 4 shtator dhe kompeticioni i parë që do të luhet do të jetë Kupa e 1000 Martirëve, në nder të 1000 sportistëve palestinezë që u vranë nga Izraeli gjatë luftës, sipas të dhënave të ofruara nga Federata.
Në turne do të marrin pjesë më shumë se 200 skuadra, 146 nga të cilët janë nga Cisjordania e pushtuar nga Shteti hebraik, 44 nga Gaza dhe 36 ekipe vijnë nga kampet e refugjatëve palestinezë në Liban.
‘Nuk e kemi humbur vullnetin tonë kombëtar dhe as bindjen se sporti do të vazhdojë të jetë simbol i shpresës dhe i jetës-pohoi presidenti i Federatës, Jibril Rajoub që më pas i kërkoi sërish FIFA që të sanksionojë klubet izraelite që veprojnë në zonat e pushtuara të Cisjordanisë dhe të pezullojë Izraelin nga FIFA për atë çfarë ka bërë në Gaza.
Top Channel