Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si gjermanët planifikojnë pushimet/ Ja për çfarë e përdorin më shumë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n në Hawaii, ku një roje sigurie 63-vjeçare u vra brutalisht në një resort plazhi.
I dyshuari për vrasjen është një 20-vjeçar, student dhe kampion noti, i cili, sipas autoriteteve, u kap nga kamerat e sigurisë duke lëvizur lakuriq në zonën e resortit gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sipas hetimeve, Legend Storer u pa rreth orës 1:45 të mëngjesit duke u drejtuar drejt zyrës së sigurisë së resortit. Brenda saj ndodhej 63-vjeçari, i identifikuar si Dyer, i cili ishte duke pushuar gjatë turnit të tij.
Policia dyshon se Storer hyri me forcë në zyrë dhe e sulmoi rojën në mënyrë brutale, duke përdorur edhe një enë të madhe uji me kapacitet rreth 19 litra. 63-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Një koleg i viktimës e përshkroi atë si një njeri të dashur dhe të respektuar.
“Ai ishte një person i mrekullueshëm. Ai thjesht ishte ulur në tavolinën e tij duke ngrënë një hamburger me djathë gjatë pushimit”, tha kolegu, duke shtuar se Dyer ishte i martuar dhe se gruaja e tij punonte në një restorant lokal.
Pas sulmit, 20-vjeçari dyshohet se u largua nga resorti pa u pikasur. Rreth dy orë më vonë, policia mori disa telefonata nga banorë të zonës, të cilët raportuan për një burrë të zhveshur që po endej nëpër një lagje aty pranë.
Sipas dëshmive të banorëve, i riu bërtiste vazhdimisht fraza me përmbajtje fetare.
“Dëgjova një burrë duke bërtitur: ‘Jezusi të do. Jezusi jam unë. Unë jam Jezusi’. Ai vazhdoi ta përsëriste vazhdimisht, ndoshta 15 herë”, tregoi një banor vendas.
Kur oficerët e gjetën Storer, ai kishte gërvishtje në trup. I riu u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një vlerësimi.
Ndërkohë, rreth orës 5:30 të mëngjesit, autoritetet gjetën trupin e pajetë të rojës së sigurisë në zyrën e resortit.
Lidhja e 20-vjeçarit me vrasjen u evidentua, sipas policisë, pas shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë. Në to dyshohet se është dokumentuar lëvizja e tij në resort dhe hyrja në zyrën ku ndodhej viktima.
Legend Storer, student dhe atlet në Universitetin Concordia Irvine në Kaliforni, tashmë përballet me akuza të rënda.
Ai është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, vjedhje me thyerje me një objekt të rrezikshëm dhe ekspozim të pahijshëm.
Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë, 20-vjeçari u deklarua i pafajshëm. Gjykata i mohoi lirimin me kusht dhe Storer mbetet në paraburgim në Qendrën Korrektuese Maui, ndërsa hetimet për rrethanat dhe motivin e ngjarjes vijojnë.
Top Channel