“Shën Ilia” ngrihet nga hiri/ Një vit pas zjarrit, restaurimi i kishës së Leklit në Tepelenë drejt përfundimit

09/08/2026 13:34

Një vit pas zjarrit që dëmtoi rëndë kishën e Shën Ilias në fshatin Lekël të Tepelenës, objekti i kultit po rikthehet në gjendjen e mëparshme falë një investimi nga Ministria e Kulturës.

Flakët, të favorizuara nga era, shkrumbuan çatinë dhe tavanin e kishës, ndërsa pjesa tjetër u shpëtua falë ndërhyrjes së banorëve dhe forcave zjarrfikëse. Sot punimet restauruese janë drejt përfundimit, ndërsa po vijon edhe forcimi i konstruksionit të objektit.

E ndërtuar në fund të shekullit XVIII – fillim të shekullit XIX, kisha e Shën Ilias është një nga objektet e trashëgimisë kulturore në Tepelenë. Pas dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri i 12 gushtit të vitit të kaluar, ajo po i rikthehet identitetit të saj falë restaurimit.

Top Channel