Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

09/08/2026 15:40

Irani ka paralajmëruar publikimin e pamjeve të liderit suprem Mojtaba Khamenei, i cili nuk është shfaqur në publik që prej emërimit të tij në muajin mars.

Njoftimi vjen në një kohë kur janë shtuar spekulimet për gjendjen shëndetësore të 56-vjeçarit, i cili pasoi në këtë post të atin, Ajatollah Ali Khamenei, pas vrasjes së tij në Teheran.

Sipas agjencisë iraniane Mizan, zëvendësi i Organizatës Basij, Qasem Qoraishi, ka deklaruar se në të ardhmen do të publikohen pamje të Mojtaba Khameneit “mes njerëzve dhe jashtë në rrugë”, si edhe gjatë takimeve me komandantët e forcave të armatosura.

Deklarata synon të tregojë se lideri suprem vijon të jetë aktiv, ndërsa mungesa e tij e gjatë në publik ka ushqyer pikëpyetje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Top Channel