Ishte risia e Kombëtares në playoffin e Botërorit, Stavro Pilo rinovon kontratën me AEK të Athinës
Inter Miami pësoi një humbje 2-1 ndaj Monterrey në Kupën e Ligës, në një ndeshje të zhvilluar në një atmosferë të veçantë për shkak të mungesës së Lionel Messit pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi.
Tifozët e skuadrës amerikane shpalosën pankarta në mbështetje të kapitenit, ndërsa Rodrigo De Paul festoi golin e tij duke zbuluar fanellën me numrin 10.
Inter Miami nuk arriti të marrë rezultatin që kërkonte në Kupën e Ligës, duke humbur 2-1 ndaj Monterrey-t, por vëmendja kryesore në stadium ishte te Lionel Messi.
Kapiteni argjentinas mungoi në ndeshje pasi udhëtoi drejt Argjentinës pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi. Në mungesë të tij, tifozët e Inter Miami organizuan një homazh të veçantë për yllin argjentinas.
Që nga minutat e para, tribunat e stadiumit u mbushën me pankarta dhe mesazhe mbështetjeje për Messin.
Mesazhi kryesor ishte: “Ne buzëqeshim me ty dhe qajmë me ty. Messi, ti nuk do të ecësh kurrë vetëm.”
Tifozët e Inter Miami-t shfaqën kështu mbështetjen për kapitenin e tyre në një prej momenteve më të vështira personale për të.
Inter Miami kaloi në avantazh falë Rodrigo De Paul. Argjentinasi realizoi një goditje të saktë nga jashtë zonës dhe më pas festoi në mënyrë të veçantë. De Paul hoqi fanellën e tij dhe poshtë saj kishte një tjetër fanellë me numrin 10 të Lionel Messit.
Ai e ngriti fanellën drejt tribunave, duke bërë një dedikim të qartë për shokun e tij të skuadrës dhe kapitenin e Inter Miami-t. Momenti u prit me ovacione të forta nga tifozët.
Avantazhi i Inter Miami-t nuk zgjati deri në fund. Monterrey reagoi menjëherë pas pushimit dhe barazoi në minutën e 47-të me Hugo Cuypers.
Skuadra meksikane vazhdoi të kërkonte golin e fitores, ndërsa Inter Miami u përpoq të ruante rezultatin dhe të merrte një pikë të rëndësishme në grup. Në fund, Monterrey arriti të përmbysë takimin.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Diego Rossi shënoi golin e fitores për Monterrey-n. Sulmuesi përfitoi nga një krosim i Ricardo Chávez dhe e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90-të, duke i dhënë skuadrës meksikane një fitore të rëndësishme.
Top Channel