Juventus ka si objektiv të merkatos sjelljen në skuadër të një portieri. Në muajt e fundit kanë qarkulluar shumë emra si Alisson, Emiliano Martinez e deri të Guglielmo Vicario dhe tani është Zion Suzuki, gardiani 24 vjeçar i Parmës që është vënë në shënjestrën edhe të klubeve të ndryshme evropiane.

Është kjo një çështje që duhet mbyllur në javët e ardhshme nga bardhezinjtë, me klubin torinez që duhet të gjejë një zgjidhje duke parë paraqitjes zhgënjyese të Di Gregorios, e fundit ajo në miqësoren me Interin. Është pikërisht Luciano Spalletti ai që e ka bërë prioritet transferimin e portierit japonez të Parmës te Zonja e Vjetër pasi ai konsiderohet idela për lojën në tokë dhe është i preferuar kundrejt Vicarios, i cili për momentin është lënë pezull.

Pengesa më e madhe mes Juventusit dhe Suzukit nuk është pikërisht vlera që pretendon Parma për kartonin e tij, por edhe ndërhyrja e Paris Saint Germain, edhe ky i interesuar për Suzukin që shihet si portieri i të tashmes, por edhe të ardhmes, aq sa u ngrit hipoteza që ai të kalojë me huazim te Juventusi pasi klubi francez të kishte blerë përfundimisht kartonin e tij.

E reja e orëve të fundit, sipas gazetarit Orazio Accomando, mund të bëjë që gjërat të marrin një tjetër drejtim. Parma në fakt ende nuk e la pranuar ofertën e PSG për Suzukit. Edhe pse transalpinët ofruan 35 milionë euro, për portierin ka shumë mundësi merkatoje dhe një prej këtyre opsioneve është pikërisht kalimi te Juventusu me huazim me të drejtë blerjeje. Një rrugë kjo që mund të privilegjon raportet e mira mes Juventusit dhe Parmës, Shefi Ezkekutiv i këtij të fundit, Federico Cherubnini ka punuar dikur te bardhezinjtë deri në 2024. Është ky një front për t’u monitoruar në pritje për të kuptuar nëse do të vijë apo jo marrëveshja përfundimtare mes PSG dhe Parmës, nëse do të përfshihen edhe klube të tjerë apo nëse puna prapa kuintave të Juventusit mund të sjellë një përgjigje pozitive të tratativave që do të çonin Suzukin në Torino.

Top Channel