Stavro Pilo do të vazhdojë karrierën e tij me AEK të Athinës. Mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare rinovoi kontratën me skuadrën greke edhe për 4 vjet të tjerë, një lajm që u konfirmua nga vetë klubi grek në rrjetet sociale.

Zgjatja e bashkëpunimit me futbollistin kuqezi 25 vjeçar që u transferua te AEK në vitin 2023, tregon edhe njëherë besimin e drejtuesve të AEK te ai. Stavro Pilo ka 2 ndeshje me skuadrën tonë kombëtare, me mbrojtësin që u grumbullua nga Sylvinho në ndeshjet e playoffit të Botërorit 2026.

Rinovimi i kontratës tregon besimin absolut që ka AEK-u te futbollisti 25-vjeçar. Pilo është grumbulluar kohët e fundit nga Kombëtarja e Shqipërisë, nga ish-trajneri Silvinjo. Ai ka bërë debutimin me fanellën kuqezi dhe shihet si një nga alternativat më të mira për linjën e majtë.

I lindur në Rodhos, Stavro Pilo më parë ka qenë pjesë e skuadrave të tjera greke si Pas Janina dhe Iraklis.

Top Channel