Zelensky u bën thirrje aleatëve për mbrojtje ajrore: Ajo që fluturon drejt nesh është një raketë që vret njerëz

08/08/2026 18:50

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të përshpejtojnë mbështetjen për Ukrainën në fushën e mbrojtjes ajrore, ndërsa sulmet ruse me raketa vijojnë.

Në një deklaratë për gazetarët në Serbi, Zelensky tha se Ukraina ka kërkuar që prej fillimit të luftës sisteme për mbrojtjen nga raketat balistike. Ai vlerësoi ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Polonia dhe vende të tjera, por theksoi se nevojitet më shumë mbështetje.

Ajo që po fluturon drejt nesh nuk është një copë letër… por një raketë e vërtetë që vret njerëz”, deklaroi Zelensky, duke kërkuar që jo vetëm SHBA-ja, por edhe vendet evropiane të kontribuojnë me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Presidenti ukrainas kritikoi gjithashtu burokracinë që, sipas tij, ka vonuar furnizimin me pajisje të nevojshme për mbrojtjen e Ukrainës.

Zelensky tha se ka arritur një marrëveshje me Donald Trump për licencat e prodhimit të interceptorëve për sistemet Patriot, por shtoi se një marrëveshje e tillë do të kishte dhënë rezultate shumë më herët. “Sikur t’i kishim marrë ato katër vjet më parë, deri tani do të prodhonim Patriotët për të gjithë”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Zelenskyy përsëriti edhe kërkesën për sanksione ndaj Moskës, duke pretenduar se qindra apo mijëra komponentë të përdorur në raketat balistike ruse vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe vende që janë partnere të Ukrainës.

Sipas tij, këta komponentë përdoren më pas në armë që godasin objektiva në Ukrainë dhe shkaktojnë viktima mes civilëve, fëmijëve dhe ushtarëve.

Top Channel