Turqia kërkon ndalimin e sulmeve në Detin e Zi, i bën thirrje Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Koreja e Veriut ka marrë një vendim për të vendosur në territorin rus 30 mijë deri në 50 mijë trupa, duke paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Phenianit dhe Moskës.
Në një intervistë për median ukrainase United News, Zelensky tha se Koreja e Veriut po e përdor luftën në Ukrainë për të fituar përvojë në luftën moderne, çka sipas tij mund të përbëjë kërcënim edhe për vende të tjera në Azi.
Sipas presidentit ukrainas, trupat koreano-veriore janë përfshirë më herët në luftë në krah të Rusisë, ndërsa tani pritet një zgjerim i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi.
Zelensky pretendoi gjithashtu se Ukraina ka gjetur raketa të prodhuara në Korenë e Veriut në territorin ukrainas, duke e cilësuar këtë si një fakt tashmë të dokumentuar. “Është absolutisht e qartë se Koreja e Veriut do të vazhdojë të ndërtojë përvojën e saj në luftën moderne, të marrë licenca nga Rusia dhe të marrë të gjitha llojet e mjeteve ushtarake prej tyre”, u shpreh ai.
Presidenti ukrainas paralajmëroi se forcimi i lidhjeve ushtarake mes dy vendeve mund të ketë pasoja për sigurinë rajonale, pasi Pheniani do të përfitojë nga përvoja e drejtpërdrejtë në fushën e betejës dhe nga teknologjia ushtarake ruse.
Në këtë kuadër, Zelensky i bëri thirrje Koresë së Jugut për një bashkëpunim më të ngushtë me Ukrainën, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore.
Top Channel