Zelensky ngre alarmin: Koreja e Veriut do të dërgojë deri në 50 mijë trupa në Rusi
Turqia u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë sulmet në Detin e Zi dhe të vendosin një moratorium për goditjet ndaj anijeve dhe infrastrukturës në këtë zonë.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se Ankaraja ua ka përcjellë të dyja palëve shqetësimet e saj lidhur me sulmet e fundit në Detin e Zi.
Fidan tha se Turqia po merr edhe masa të caktuara sigurie, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Thirrja e Ankarasë vjen pasi Rusia pretendoi se Ukraina kishte sulmuar infrastrukturë dhe anije në Detin e Zi. Nga ana tjetër, Ukraina raportoi se kishte goditur një platformë shpimi të përdorur nga forcat ruse për të kontrolluar sulmet me dronë.
Turqia kërkon që situata të mos përshkallëzohet më tej dhe që Deti i Zi të mbetet i sigurt për lundrim.
Top Channel