Luftë kufijsh mes Madridit dhe Romës/ Kriza e emigrantëve në Ceuta përplas dy vendet, pezullohet përkohësisht Shengeni

08/08/2026 13:47

Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga Italia nëpërmjet ajrit ose detit, duke përshkallëzuar përplasjen mes dy vendeve të Bashkimit Europian për krizën e emigrantëve në Ceuta.

Masat hynë në fuqi në mesnatë dhe do të zbatohen për një muaj.

Vendimi i Madridit vjen si kundërpërgjigje ndaj kontrolleve të vendosura më parë nga Roma, pas hyrjes së rreth 78 mijë emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle. Italia argumenton se kufizimet synojnë të pengojnë kalimin e tyre drejt territorit italian, ndërsa Spanja e cilëson këtë arsyetim të pabazë.

Qeveria e Giorgia Melonit refuzoi ultimatumin e Madridit për heqjen e masave dhe deklaroi se kontrollet do të vazhdojnë të paktën deri më 15 gusht, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe një valë të mundshme të dytë emigrantësh. Kryeministri Pedro Sánchez reagoi duke urdhëruar kontrolle pasaportash, kombësie dhe vizash për personat që mbërrijnë nga Italia.

Shumica e emigrantëve që hynë në Ceuta janë kthyer në Marok, por rreth 1.400 të mitur vazhdojnë të qëndrojnë në enklavë. Afro 100 persona dyshohet se humbën jetën gjatë kalimit. Në rrjetet sociale janë shfaqur ndërkohë thirrje për një tjetër përpjekje masive në mesin e gushtit, ndërsa autoritetet spanjolle thonë se po monitorojnë situatën.

Top Channel