Manovrat e Interit/ Lautaro dhe Zanetti telefonojnë Romero, por Oaktree është i palëkundur, Diaby drejt Bayer Leverkuesen
Ismael Bennacer vendos të përshëndesë Milanin dhe tifozët e tij me rastin e largimit të tij nga klubi kuqezi.
Futbollisti iu drejtua rrjeteve sociale teksa publikoi një video me momentet e tij më të mira me skuadrën Milaneze teksa dha edhe mesazhin e tij të lamtumirës.
‘Përshëndetje tifozë të Milanit. Vitin e kaluar ju përshëndeta pa imagjinuar se ato fjalë do të merrnin domëthënien e një lamtumire-thekson Bennacer në videomesazhin e tij-Asgjë nuk mund të fshijë kujtimet e krijuara këtu në më shumë se 5 vjet. Kam veshur këtë fanelë me krenari, pasion dhe vendosmëri përkrah shokëve të jashtëzakonshëm të skuadrës dhe i mbështetur nga dashuria juaj pa kushte’
Në mesazhin e tij, Bennacer veçoi fitoren e titullit si një prej kujtimeve më të çmuara të karrierës së tij.
‘Fitorja e titullit me këtë fanelë do të mbetet gjithnjë një prej kujtimeve më të bukura të karrierës sime-vijon Bennacer në mesazhin e tij-edhe të luaje në San Siro përballë jush ishte një prej ndereve më të mëdha. Dëshiroj të falënderoj të gjithë personat që më shoqëruan në këtë rrugëtim; shokët e mi të skuadrës, anëtarët e stafit, punonjësit e klubit dhe të gjithë ata që kontribuan që të bënin këtë aventurë kaq speciale. Një mendim i veçantë shkon për ju tifozë kuqezinj, dashuria dhe mbështetja juaj do të mbeten gjithnjë në zemrën time. Jeni ju që e bëni Milanin një klub unik. Shpresoj që rrugët tona të kryqëzohen përsëri në një mënyrë apo tjetrën sepse thellë-thellë ndjej që historia jonë nuk ka përfunduar ende. Faleminderit për gjithçka, forca Milan përgjithmonë’.
Ismael Bennacer i kaloi 18 muajt e fundit larg Milanit që e kishte dhënë me huazim. Mesfushori algjerian zhvilloi 12 ndeshje me Marseille në pjesën e dytë të sezonit 2024/25 përpara se të transferohej te Dinamo e Zagrebit në Kroaci sezonin e kaluar ku u aktivizua në 19 ndeshje. Raportohet nga media të ndryshme se Bennacer do të bashkohet me klubin e Al Gharafa në kampionatin e Katarit ku ai u rendit në vendin e katërt sezonin e kaluar.
View this post on Instagram
Top Channel