Rodri, Romero dhe jo vetëm/ Çfarë po ndodh me transferimet e futbollistëve?
Përpara një muaji UEFA e komunikoi, por tani është zyrtare.
Omar Abdulkadir Artan, arbitri somalez që nuk u lejua të hyjë në SHBA për Botërorin 2026 për shkak të emrit të njëjtë me një anëtar të grupit terrorist Al Shabab, do të vendosë drejtësinë në ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Paris Saint Germainit dhe Aston Villës e programuar të zhvillohet në 12 gusht.
Arbitri 34 vjeçar, pas peripecive që përjetoi në SHBA që e lanë përfundimisht jashtë Botërorit me vendim të administratës Trump, u prit si hero në vendin e tij dhe tani UEFA i dha mundësinë që ai të marrë revanshin e tij duke e caktuar si arbitrin kryesor të Superkupës Evropiane. Asistentë të 34 vjeçarit do të jenë Liban Abdoulrazack Ahmed dhe keniani Stephen Eleazar Onyango Yiembe.
Arbitër i katërt është caktuar të jetë slloveni Rade Obrenovic, ndërsa në sallën VAR do të jenë italiani Marco Di Bello dhe spanjolli Guillermo Cuadra Fernandez.
Top Channel