Lëvizje surprizë te Barcelona, Ronald Araujo kalon me huazim te Liverpool
Nga 21 deri në 23 gusht do të bëhet e mundur pjesëmarrja në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Heritage Auctions për të siguruar topin me të cilin Diego Armando Maradona shënoi golin legjendar ‘Dora e Zotit’ në ndeshjen ndaj Anglisë në Botërorin e Meksikës të vitit 1986.
Cili është kriteri që të mund të marrësh pjesë në këtë ankand? Të kesh gati në dispozicion të paktën 2.5 milionë dollarë që është shifra bazë me të cilën do të nisë ankandi për këtë objekt përkujtimor.
Por parashikimet e vendosin shumë më lartë stekën teksa mendohet që të arrihet në shifrën e 9 apo 10 milionë dollarë, ndërkohë që theksojmë se fanella e veshur nga El Pibe De oro në atë ndeshje u shit 9.3 milionë dollarë.
Në këtë mënyrë bota e koleksionizmit po konfirmohet se po zgjerohet në mënyrë të jashtëzakonshme me rekorde shitjesh të kartave dhe objekteve përkujtimore që thyhen vit pas viti. Për momentin objekti më i çmuar i koleksionit që është shitur (përjashtojmë këtu veprat e artit) është karta e Pokemon Pikachu Illustrator e graduar PSA 10 për të cilën është paguar në ankand vlera e 16.5 milionë dollarëve.
Top Channel