Goli i shënuar në miqësoren ndaj Chelsea mund të ndryshojë fatin e Edon Zhegrovës te Juventusi me sulmuesin dardan që vinte pas një sezoni të vakët dhe zhgënjyes.

Zhegrova shfaqi ndonjë moment nga kualitetet e tij, por nuk ishte konkret dhe nuk shënoi asnjë gol. Episodi që peshoi më shumë në sezonin e tij të parë bardhezi ishte goli që nuk mundi të shënojë në ndeshjen e playoffit ndaj Galatasaray.

Por goli i shënuar ndaj Chelsea mund të jetë një pikë kthese për Zhegrovën që e la të impresionuar edhe vetë Spallettin me cilësitë e tij me trajnerin toskan që tani duket se po e ‘përkëdhel’.

‘Më bëri përshtypje shpejtësiua që ka sepse është me të vërtetë një rrufe në zona të ngushta-ishin fjalët e  Luciano Spalletit për futbollistin e kombëtares së Kosovës.

Nëse sezonin e kaluar, Zhegrova nuk mundi të shfaqë potencialin e tij, ishte edhe për shkak të një problemi në pubalgji që e persekutoi gjatë gjithë sezonin, një moment që duket se ai e ka lënë pas krahëve. Goli me Chelsea, mënyra si kuptohej me Yildiz në teknikë dhe shpejtësi nxorën në pah një tjetër futbollist që ishte jo vetëm brilant, por edhe konkret. Tani, me kalimin e problemeve fizike, Zhegrova mund të jetë vërtet një armë më shumë në duart e Spallettit; mund të jetë rrufeja që i jep dridhjen e duhur Juventusit.

Top Channel