Milan, Amorim nuk fshihet: Synojmë titullin, javën e ardhshme do të duhet të marr vendime të rëndësishme
Ardon Jashari nuk e ka menduar kurrë largimin nga Milani. Vetë mesfushori e ka pohuar këtë duke shuar kështu zërat që flisnin për një kalim të tij te Atalanta.
‘Erdha te Milani përpara një vitit dhe bëra realitet një ëndërr sepse zemra ime gjithnjë ka qenë kuqezi-tha Jashari për median italiane-doja me gjithë shpirt të vishja këtë fanelë dhe të shfaqja aftësitë e mia në San Siro. Por në futboll je me të vërtetë i lumtur sidomos kur luan. Në këtë sezon shpresoj të ndihmoj skuadrën dhe të jap më të mirën time’
I ardhur në Milano në verën e 2025, Jashari gjeti shumë pak hapësira kur në pankinën e Milanit ishte Massimiliano Allegri, kjo edhe për shkak të një dëmtimi që e penalizoi në pjesën e parë të sezonit. Megjithatë Jashari nuk e la pa hedhur ndonjë thumb ndaj trajnerit aktual të Napolit.
‘Kam respekt për trajnerin që në Itali ka fituar shumë-tha mesfushori i Milanit-besoj se çdokush ka idetë dhe mënyrën e tij për të shfaqur futbollin dhe është në rregull kështu. Me Amorim ka një atmosferë tjetër, e vlerësoj lojën që ai propozon. Dëshiron të dominojë me intensitet të lartë’.
Top Channel