Çështja FIFA, edhe CONMEBOL del kundër Infantinos: Jemi të shqetësuar, futbolli është i të gjithëve
Vijojnë përplasjet mes UEFA dhe FIFA me Gianni Infantinon në qendër të polemikave. Komunikata e qeverisë së futbollit botëror që u publikua në orët e kaluara nuk e ndryshuan pozicionin e Federatës Evropiane të drejtuar nga Alexander Ceferin, që ka vendosur të bojkotojë turnetë e FIFA.
Pozicioni i UEFA mbetet i pandryshuar sepse FIFA edhe pse pranoi gabimin e bërë në lidhje me projektin e privatizimit të Botërorit, konfirmoi mbështetjen e plotë për presidentin e saj Gianni Infantino.
‘Federatat e UEFA kanë qenë shumë të qarta përsa iu përket kushteve të lidhura me mospjesëmarrjen në kompeticionet e FIFA-lexohet në komunikatën e UEFA-në radhë të parë, propozimet për privatizimin e kompeticioneve kryesore duhej të ishin tërhequr dhe në radhë të dytë, duhej garantuar që tentativat për çnatyralizimin e lojës në këtë mënyrë të mos përsëriten kurrë më. Këto kushte nuk janë plotësuar. Për më tepër, UEFA e ka bërë shumë të qartë në deklaratën e së shtunës së ka humbur besimin te presidenca e Gianni Infantinos. Ky pozicion mbetet i pandryshuar. Komunikata e djeshme, sipas së cilës disa persona të punësuar nga Infantino(dhe karriera e të cilëve varet nga favoret e tij) janë dakord me të, nuk ndryshon asgjë’.
Tani mbetet për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet në këtë përplasje të fortë mes dy organizmave më të lartë të futbollit.
Top Channel