Davide Frattesi mendon për largimin nga Interi. Mesfushori roman nuk po gjen vend në skemat e trajnerit Chivu dhe po shikon vërdallë me Juventusin që shfaqet në horizont pasi trajneri i Zonjës së Vjetër, Luciano Spalletti e vlerëson shumë.

Por te klubi bardhezi ka një problem të madh, mbipopullimi në repartin e mesfudhës, sikur të mos mjaftonte kjop, por një prej lojtarëve titullarë, McKennie, ka të njëjtat karakteristika si Frattesi, pa llogaritur këtu faktin që Miretti shpesh është përdorur si mesfushor i avancuar. Një prej futbollistëve që është kërkuar nga Juventusi është Kessie dhe Frattesi mund të jetë një alternativë e vlefshme vetëm nëse Drejtori Sportiv i Juventusit, Massara arrin të reduktojë numrin e mesfushorëve

Sigurisht që është çështje durimi në këtë verë merkatoje. Edhe Interi është në pritje për të kuptuar nëse Frattesi do të gjejë një skuadër që të jetë e gatshme për ta blerë në mënyrë që më pas të mbyllë tratativat me Liverpoolin për Curtis Jones. Marotta dhe Ausilio janë në dijeni të vullnetit të futbollistit i cili sezonin e kaluar gjeti shumë pak hapësira me Cristian Chivu në pankinë për probleme fizike dhe jo vetëm. Por ata mund t’ia plotësojnë dëshirën vetëm nëse për të vjen një ofertë bindëse. Frattesi, teorikisht mund të largohet edhe në formë huazimi duke qenë se ekzistojnë premisat për një proces të thjeshtë blerjeje në vitin 2027.

Top Channel