Çështja FIFA, edhe CONMEBOL del kundër Infantinos: Jemi të shqetësuar, futbolli është i të gjithëve

06/08/2026 19:15

Tronditen gjithnjë e më shumë pozitat e Gianni Infantinos pavarësisht mbështetjes së marrë nga këshilli administrativ i FIFA. Ajo që i bashkohet UEFA në kontestimin e fortë ndaj presidentit të qeverisë së futbollit botëror, është Konfederata Amerikanolatine e Futbollit, CONMEBOL.

‘Këshilli i CONMEBOL bën apel për ruajtjen e unitetit të familjes së futbollit, për të vepruar me përgjegjësi institucionale, për të përforcuar dialogun dhe për të respektuar plotësisht mekanizmat e qeverisjes. Sepse përtej çdo diference, futbolli vjen përpara gjithçkaje-thekson CONMEBOL që e përshëndeti vendimin e FIFA për t’u tërhequr nga propozimi FFE pa harruar të shprehë shqetësimin e saj.

‘CONMEBOL shpreh në unanimitet shqetësimin për veprimet e vazhdueshme të njëanshme të ndërmarra pa dialog apo mekanizmat institucionale të përcaktuara për të përballuar situata të tilla-vijon CONMEBOL-ata që janë përgjegjës për udhëheqjen e organizatave tona duhet t’i japin gjithnjë prioritet dialogut, respektimit të rregullave dhe shkëmbimit konstruktiv. Kur këto principe injorohen, ndikojnë te futbolli dhe të gjithë ne. Futbolli iu përket të gjithëve, e ardhmja e tij mund të ndërtohet vetëm përmes respektit të institucioneve, të qeverisjes dhe të procedurave demokratike që përfaqësojnë të 211 federatat anëtare të FIFA. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për presidencën e FIFA është 18 nëntori i 2026. Më pas Kongresi i FIFA përmes votimit të të 211 federatave do të zgjedhë personin që do të ketë përgjegjësinë të udhëheqë organizmin për mandatin e ardhshëm duke përfshirë këtu edhe organizimin e Kupës së Botës 2030. Kështu që CONMEBOL nuk do të mbështesë asnjë veprim apo procedurë që injoron apo që devijon nga këto mekanizma institucionalë’.

Top Channel