VIDEO/ Zjarri në Riban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, rrezikon masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyhet nga ajri për shuarjen e flakëve

05/08/2026 09:15

Zjarri në fshatin Riban të Mallakastrës është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke rritur rrezikun për përfshirjen e masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Forcat e angazhuara janë përqendruar në dy drejtime, në Riban dhe Lofkënd, në përpjekje për të frenuar avancimin e flakëve.

Aktualisht në terren ndodhen pesë mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 35 forca bashkiake, dy autobotë me ujë, ndërsa pritet t’u bashkohen edhe 35-40 trupa të Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe intensiteti i flakëve e bëjnë tepër të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Në këto kushte, u bë ndërhyrja nga ajri për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Top Channel