“Do t’ju rikthejmë paratë e humbura”/ Si funksiononte skema e mashtrimit në Call Center-a që çoi në gjyq 3 persona në Tiranë Një denoncim është bërë në Policinë e Vlorës nga pronari i një Exchange-i në qytetin e Vlorës, i cili pretendon se një punonjëse e punësuar prej vetëm një dite, e identifikuar si Kumrie Zika, ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh dhe më pas është larguar nga vendi i punës.
Sipas denoncimit të pronarit, pas marrjes së shumës së parave, punonjësja nuk është bërë më e gjallë dhe nuk ka dhënë shpjegime për situatën.
Për rastin, pronari ka bërë kallëzim në Policinë e Vlorës, ndërsa pritet që rrethanat e ngjarjes të verifikohen nga autoritetet.
Pronari i Exchange-it i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.
Kjo nuk është hera e parë që Kumrrie Zika kryen vjedhje, pasi ajo është kthyer në një problem për bizneset.
Rasti më i fundit ishte po ashtu te një biznes i transfertave të parave dhe këmbimit valutor në zonën e quajtur si “Vorri i Bomit”.
Gjatë ditës së parë të punës Zika ka qenë gjithë kohës e shoqëruar nga punonjësi tjetër, por vetëm në një moment prej pak sekondash shkëputje të tij, siç duket në video, ajo ka përfituar për të marrë afro 5 mijë euro në arkën e biznesit dhe për të humbur në rrugicat e lagjes me shpejtësi.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Zika ndjek këtë mënyrë vjedhjeje, teksa të njëjtin plan e ka ekzekutuar edhe në 3 apo 4 raste të tjera, por me shuma më të vogla parash.
Top Channel