Fiton 1 milion euro, por kuponi kishte përfunduar në plehra! Punonjësit e pastrimit aksion kërkimi në Itali, e ndihmojnë ta gjejë brenda 48 orëve
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi masiv rus me raketa balistike dhe dronë në Kiev dhe rajonin përreth, gjatë natës së të mërkurës.
Sipas autoriteteve ukrainase, bëhet fjalë për një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj kryeqytetit ukrainas gjatë këtij viti.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, tha se sulmet nisën pas mesnatës, ndërsa alarmet ajrore qëndruan aktive për më shumë se një orë. Raketat goditën kryeqytetin dhe periferitë e tij, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi dhe depo.
Sipas autoriteteve, nëntë viktima u regjistruan në distriktin Boryspil, katër në Bucha dhe një në Fastiv. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi se mund të ketë ende persona të bllokuar nën rrënoja, ndërsa katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
Administrata ushtarake e Kievit akuzoi Rusinë për sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se objektivat ishin qendra logjistike dhe furnizimi me armë në Kiev dhe rajonin përreth, si edhe tre anije mallrash pranë portit të Odesës, të cilat, sipas Moskës, transportonin pajisje ushtarake.
Pas sulmit, Ukraina përsëriti kërkesën drejtuar aleatëve për furnizime shtesë me raketa interceptuese Patriot, të prodhuara në SHBA, për të përforcuar mbrojtjen kundër sulmeve balistike ruse.
Top Channel