Te Napoli shpërthen çështja Lukaku. Sulmuesi belg vendosi të mos paraqitet në Castel Di Sangro për t’u bashkuar në grumbullim me skuadrën, ndryshe nga sa prisnin drejtuesit e Napolit dhe trajneri Massimilano Allegri.

Klubi italian bën të ditur se ishte në dijeni dhe se kishte autorizuar mungesën e qendërsulmuesit, edhe pse distanca mes Lukakut dhe klubit është e dukshme.

Me fjalë të tjera, Lukaku dhe Napoli janë gjithnjë e më larg me futbollistin që tashmë dihet se mund të largohet në rast se në drejtim të tij vjen oferta e duhur dhe në orët e fundit po qarkullojnë zëra për një interesim të Atlanta United nga Major League Soccer në SHBA.

Ndërkaq, Massimiliano Allegri e ka në dispozicion mesfushorin Kevin De Bruyne. Futbollisti shkoi në Abruzzo në orët e kaluara dhe do të nisë menjëherë stërvitjen së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, De Bruyne do të jetë edhe në miqësoren e parë ndërkombëtare të Napolit kundër Osasunës.

Top Channel