Gianfranco Zola kthehet te Italia, Malagò: Do të koordinojë projektet e të rinjve

05/08/2026 15:15

Gianfranco Zola kthehet te Italia në rolin e koordinatorit të projekteve të aktiviteteve të të rinjve. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti i FIGC, Giovanni Malago përmes një interviste telefonike me agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Në një komunikatë zyrtare të e saj, FIGC thekson se presidenti Malago dhe Drejtori Teknik Claudio Ranieri këmbëngulën që Zola të marrë këtë rol për të kompletuar kuadrin e strukturës federale, një rol që mbikëqyr zhvillimin e të gjitha kombëtareve italiane

Në këtë mënyrë, Gianfranco Zola që ka stimuluar impenjimin e futbollistëve të rinj në Serie C, do të veshë sërish fanelën e Kombëtares italiane ose më mirë të themi të të gjitha ekipeve kombëtare të Italisë, duke qenë se fusha e veprimit të tij do të jetë më i gjerë dhe ai do të përqendrohet në ndërtimin e filialeve kombëtare të të rinjve së bashku me koordinatorin teknik, Maurizio Viscidi.

‘Karizma, përgatitja dhe impenjimi i tij me të rinjtë që ka treguar në këto vite ne Lega Pro përfaqësojnë bazën më të mirë për të ndërtuar të ardhmen tonë-tha Malago-e falënderoj sepse pranoi me entuziazëm, disponibilitet dhe përgjegjësi këtë detyrë. Me Ranierin, Mancinin dhe Zolan duam të krijojmë një perspektivë të re për futbollin italian’

Top Channel