Liga e Kampioneve për vajza, Vllaznisë nuk i mjafton Megi Doçi, shkodranet nuk arrijnë finalen e grupit
Juventus kërkon një sulmues. Pasi mbylli çështjen Kolo Muani të cilin e bleu nga Paris Saint Germaini, klubi bardhezi nisi punën për t’i dhuruar Luciano Spallettit një tjetër përforcim në repartin ofensiv.
Në orët e fundit, torinezet avancuan në kontaktet me agjentin e Joshua Zirkzee dhe me Manchester United. E reja në këtë histori është se tani Djajtë e Kuq janë të hapur ndaj opsionit të dhënies së futbollistit në formë huazimi dhe janë gati që të lejojnë kalimin e tij në Torino.
Por që të sjellë Zirkzee në skuadër, Juventusi do të ketë nevojë që të largojë një futbollist. Sot për sot ata që duken se janë më pranë largimit nga Zonja e Vjetër janë Jonathan David dhe Arek Milik me kanadezin që rëndon më shumë në bilancin financiar dhe që në sezonin e kaluar nuk dha atë që pritej.
Për këtë arsye, në rast se në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë e përshtatshme, Shefi Ekzekutiv i Juventusit, Carnevali mund të vendosë të lejojë largimin e David për të tentuar transferimin e Zirkzee, por vetëm me formulën e huazimit; Juventusi nuk dëshiron blerjen përfundimtare për të mos e rënduar akoma më shumë bilancin dhe për të lënë mënjanë fondin e duhur për ta përdorur për përforcimin e mëtejshëm të skuadrës në sesionin e merkatos.
Nëse nga njëra anë Zirkzee është një futbollist që josh, sidomos tifozët bardhezi, në anën tjetër, është Spalletti që duket i orientuar drejt një tjetër tipi sulmuesi, me karakteristikat e Dusan Vlahovic. Për këtë arsye, në javët e fundit janë përmendur emrat e Mateo Pellegrino i Parmës dhe Alexandër Sorloth i Atletico Madrid, me norvegjezin që këto ditë është kthyer të stërvitet me Los Colchoneros. Me siguri, drejtuesit e Juventusit do të tentojnë të përshpejtojnë hapat për t’i dhuruar Spallettit një tjetër sulmues në përpara sezonit të ri të cilin Juventus do ta nisë në 23 gusht me ndeshjen ndaj Frosinones.
Top Channel