Telenovela Julian Alvarez, argjentinasi gati të rrisë presionin mbi Atletico Madrid për t’u transferuar te Barcelona
Gianni Infantino i premtoi Marokut finalen e madhe të Botërorit 2030 në këmbim të mbështetjes së tij. Ky është lajmi i bujshëm i publikuar nga britanikja ‘The Times’, por që gjeti përgënjeshtrimin e qeverisë së futbollit botëror që erdhi pas takimit të zhvilluar këtë të mërkurë në Rabat mes drejtuesve më të lartë të FIFA.
‘Lajmi se presidenti i FIFA i ka premtuar Marokut se do të mbajë finalen e Botërorit 2030 është i rremë dhe mashtrim. FIFA do të marrë vendimin e saj në momentin e duhur-tha një zëdhënës i institucionit më të lartë të futbollit botëror.
Takimi mes drejtuesve më të lartë të FIFA ku mori pjesë edhe Gianni Infantino u krye për të diskutuar krizën e këtij organizmi pas kritikave të forta për FIFA Forëard Enterprise (FFE).
Ky projekt pretendonte të shiste kuota të të drejtave komerciale të Botërori në ente private. Por pas kundërshtimit frontal të UEFA dhe Concacaf, Infantino u tërhoq nga kjo ide.
Pas më shumë se 7 orësh në selinë e FIFA në Rabat, Infantino u largua nga mbledhja pa dhënë asnjë deklaratë për median. Burime pranë futbollit maroken thanë se ka mundësi që këtë të enjte kjo mbledhje të rinisë.
Maroku, aleat i Infantinos që kur zvicerani u zgjodh në krye të FIFA përpara 10 vitesh, pretendon të mbajë finalen në stadiumin Hasan II në Kazablanka, ndërkohë që edhe Spanja pret që të zgjidhet Santiago Bernabeu në Madrid. Ndërkaq, janë disa Federata që kanë tërhequr mbështetjen ndaj Infantinos siç është ajo angleze, uellsiane dhe serbe, kurse disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit si portugezi Luis Figo, kanë kërkuar dorëheqjen e Infantinos nga posti i tij.
Top Channel