Grabitet me armë zjarri një argjendari në Paskuqan, autorët largohen me motor
05/08/2026 15:14
Një argjendari është grabitur pasditen e sotme në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.
Gazetarja e Top News Kleida Muka raporton se, dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e argjendarisë dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë sende me vlerë. Pas grabitjes, autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor pa targa.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi vlerën e sendeve të grabitura. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Top Channel