FIFA, edhe Ligat Evropiane kundër Infantinos: Tani, më shumë se kurrë është e nevojshme një reformë qeverisëse

05/08/2026 20:19

Edhe European Leagues, shoqata që bashkon Ligat profesioniste në Evropë del kundër presidentit të FIFA, Gianni Infantino. Përmes një komunikate zyrtare, ky organizëm nënvizoi se është e nevojshme që të ndërmerren reforma qeverisëse në organizmin më të lartë të futbollit botëror.

‘Vendimi i presidentit të FIFA, për të hequr dorë nga propozimi i keqkonceptuar për FFE që parashikonte shitjen e kuotave të aktiviteteve komerciale që lidhen me eventet e FIFA është e vetmja pasojë logjike, siç e tregojnë edhe reagimet e ardhura nga e gjithë bota e futbollit-theksohet në komunikatën e European Leagues-gjithsesi, ky refuzim i fortë ndaj kësaj ideje të rreziksjme dhe paqartësia e procesit që e mbështetit atë ngrenë pikëpyetje serioze mbi qeverisjen, kulturën e brendshme dhe vendimmarrjen në FIFA’.

European Leagues vijon në komunikatën e saj teksa thekson se nuk duhet lejuar që FIFA të marrë vendime të njëanshme.

‘Nuk duhet lejuar që FIFA të vazhdojë me marrjen e vendimeve të njëanshme që shkojnë kundër interesave të ligave, klubeve, futbollistëve dhe tifozëve, përpjekjet dhe investimet e vazhdueshme të të cilëve ushqejnë vlerën e kompeticioneve futbollistike ndërkombëtare-vijon European Leagues-Tani me shumë se kurrë, FIFA ka nevojë për një reformë të qeverisjës që iu garanton të gjitha palëve të interesuar një rol formal në vendimet që përcaktojnë të ardhmen e sportit tonë’.

Ligat Evropiane më pas nënvizuan se çfarë i shtyu që të bëhet një ankesë formale në Komisionin Evropian në vitin 2024

‘Të gjitha ngjarjet e kohëve të fundit nënvizojnë problemet sistematike që shtynë Ligat Evropiane të bëjnë një ankesë në Komisionin Evropian në tetor të vitit 2024 në lidhje me konfliktin e interesit të FIFA që vepron edhe si rregullator dhe si operator komercial. Në dy vitet e fundit kemi pasur shumë takime të frytshme me Komisionin dhe jemi të bindur se do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur konkurrencën dhe për të garantuar respektin e principeve të përcaktuara nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Përsa kohë që nuk do të ketë një reformë që të ketë një përfshirje të të gjitha palëve të interesuara në futboll, Ligat Evropiane do të refuzojnë zgjerimin apo krijimin e kompeticioneve të FIFA’-përfundon komunikata e European Leagues.

Top Channel