Edon Zhegrova as nuk e çon në mendje largimin e tij nga Juventusi.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës që i dhuroi fitoren Zonjës së Vjetër në miqësoren me Chelsea foli për Sky Sport dhe ishte i qartë në atë që ai dëshiron për të ardhmen e tij.

‘Jam shumë i kënaqur pas këtij goli, jam shumë i kënaqur për të gjithë skuadrën-tha Zhegrova-ne punojmë mirë dhe trajneri gjithnjë dëshiron që futbollistët të përmirësohen. Edhe unë punoj çdo ditë për t’u përmirësuar dhe shpresojmë që këtë vit gjërat të shkojnë më mirë sesa në atë të kaluar dhe shpresojmë që të fitojmë ndeshjet e ardhshme. Vuaj shumë sezonin e kaluar sepse pata një problem në pubalgji, por gjithmonë besoj te vetja. Jam i kënaqur me veten time dhe Juventusin që është një klub i madh dhe ku unë dua që tqë qëndroj’.

Top Channel