Shpërthen “bomba” 28 vjet pas triumfit, Franca ndaloi kontrollet antidoping para Botërorit
Ylli brazilian Neymar nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij pas përfundimit të kontratës me Santos, ndërsa babai dhe agjenti i tij ka këmbëngulur se sulmuesi do të vazhdojë karrierën në futboll.
Neymar, 34 vjeç, ka një kontratë me klubin ku u rrit si futbollist deri në muajin dhjetor, por nuk ka zbuluar nëse do të rinovojë marrëveshjen, do të kërkojë një aventurë të re apo do të largohet përfundimisht nga sporti.
“Kur të skadojë kontrata ime, do të mendoj nëse do të qëndroj te Santos, do të largohem apo do të ndaloj së luajturi. Nuk e di vërtet se çfarë do të bëj”, deklaroi Neymar gjatë një ankandi bamirësie në São Paulo.
Ish-lojtari i Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain shtoi se për momentin po përqendrohet te ndeshjet e radhës dhe gjendja e tij fizike.
“Po e marrim hap pas hapi, ndeshje pas ndeshjeje. Ndihem mirë fizikisht”, tha braziliani, i cili është përballur me një seri dëmtimesh të rënda gjatë viteve të fundit.
Babai dhe agjenti i tij, Neymar da Silva Santos, u shpreh më i bindur për të ardhmen e të birit, duke thënë se ai nuk ka ndërmend ta lërë futbollin.
“Neymar e do futbollin. Çfarë tjetër mund të bëjë? Ai nuk ka ende një diplomë mjekësore, kështu që do të vazhdojë”, u shpreh ai me humor.
Neymar e nisi karrierën te Santos, përpara se të transferohej në Evropë ku u bë një nga lojtarët më të njohur në botë me fanellat e Barcelonës dhe PSG-së.
Në vitet e fundit, karriera e tij është ndikuar nga dëmtimet e shumta, por sulmuesi brazilian vazhdon të deklarojë se dëshiron të luajë në nivelin më të lartë.
Ndërkohë, Neymar ka mbyllur edhe kapitullin me kombëtaren braziliane pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës së fundit.
Top Channel