Lionel Messi ka dhuruar 80 mijë euro për rajonin Sierra Oeste të Madridit, me qëllim ndihmën në rindërtimin e zonës pas zjarreve që e goditën thellësisht këtë territor.

Lajmi për gjestin fisnik të yllit argjentinas u bë publik në rrjetet sociale nga Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, e cila shprehu mirënjohjen e thellë për këtë kontribut domethënës. Në mesazhin e saj falënderues, Ayuso theksoi se qytetarët e Madridit shpresojnë ta presin sa më shpejt Messin për t’i dhënë duartrokitjet që meriton, duke vlerësuar solidaritetin dhe mbështetjen e tij në një moment kaq të vështirë për komunitetin e prekur nga katastrofa natyrore.

Top Channel