Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Gurshpatë të Librazhdit, era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

02/08/2026 19:20

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Gurshpatë të Librazhdit.

Dhjetëra forca zjarrfikëse të angazhuara për vënien nën kontroll të flakëve. Terreni i vështirë malor vështirëson punën e ekipeve për shuarjen e zjarrit.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërcyky, era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët.

Zona e Elbasanit ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me rrezik të lartë për zjarre nisur nga temperaturat shumë të larta të fundjavës.

Top Channel