U nda nga jeta tragjikisht në moshën 54-vjeçare/ Kush ishte Artan Pogoni, një nga emrat më të njohur të sportit dhe autor i 12 kërkimeve shkencore
Me 5 gusht rikthehen emocionet e Champions League për femra, ku Vllaznia e Shkodrës do të luajë gjysmëfinalen e parë të grupit në turin e dytë të UEFA Women’s Champions League.
Kampionia e Shqipërisë do të përballet me kampionen e Sllovakisë, Spartak Myjava, një ekip të cilin e ka eliminuar edhe vite më parë në këtë kompeticion.
Klubi ka prezantuar edhe disa prej blerjeve të reja në merkato , mes tyre edhe portierja e Kombëtares shqiptare.
“Ishte emocionuese kur mora ftesën për të luajtur për Vllazninë, sidomos në Champions League, kompeticionin më të madh. Është një mundësi fantastike dhe duhet të besosh te vetja. Këto ndeshje janë për t’u fituar dhe për të shkruar historinë, prandaj besoj se do të kualifikohemi”, tha Kendyl Sarver, futbolliste.
Falë rezultateve të mira të Vllaznisë në Europë, e cila ka rritur koeficientin e Shqipërisë duke lënë pas vende si Turqia, Greqia apo Kroacia, këtë sezon për herë të parë Shqipëria përfaqësohet me dy ekipe në Champions League.
Krahas vajzave shkodrane, edhe Apolonia e Fierit do të përballet me skuadrën suedeze Hammarby.
Top Channel