Krizë në Holandë, edhe Arne Slot refuzon drejtimin e kombëtares
Futbolli italian dhe veçanërisht familja e Milanit janë në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës kuqezi, Franco Baresi.
Mes mesazheve të shumta të ngushëllimit, edhe pronari i klubit të Milanit dhe drejtuesi i fondit RedBird, Gerry Cardinale, ka kujtuar figurën e ish-kapitenit historik.
Përmes një deklarate zyrtare, numri një i klubit shprehu dhimbjen e tij për këtë humbje të madhe: “Sot familja kuqezi vajton ndarjen nga jeta të të madhit Franco Baresi. Për breza të tërë, Franco ka mishëruar vlerat, karakterin dhe ekselencën që përcaktojnë këtë klub. Edhe gjatë vitit të fundit, ndërsa po përballej me sfidën e tij më të madhe, ai qëndroi gjithmonë pranë Milanit, duke na kujtuar në heshtje se çfarë do të thotë të përfaqësosh këto ngjyra. Trashëgimia e Franco-s është e thellë dhe do të zgjasë përgjithmonë. Mendimet tona shkojnë për familjen e tij dhe për të gjithë ata në jetën e të cilëve ai la gjurmë.”
Franco Baresi mbetet një nga simbolet më të mëdha të historisë së Milanit dhe futbollit botëror, duke mbrojtur me përkushtim të jashtëzakonshëm ngjyrat kuqezi përgjatë të gjithë karrierës së tij.
Top Channel