Makina përplas karrocën me një foshnjë në Korçë, fëmija jashtë rrezikut për jetën
Fatime Kryemadhit iu rrëzua nga Gjykata e Lartë ditën e sotme kërkesa që të gjykohej nga gjykata e kryeqytetit, e cila i ishte rrëzuar edhe me vendim të ndërmjetëm nga GJKKO në 15 qershor.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po ashtu i ishte rrëzuar në të njëjtën ditë edhe kërkesa për tu tërhequr nga gjykimi i shkurtuar.
Vendimi u dha sot nga Gjykata e Lartë, e cila deklaroi se nuk e pranon ankimin e veçantë të të pandehurës Fatime Kryemadhi kundër vendimit të ndërmjetëm të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Fatime Kryemadhi kishte kërkuar që të gjykohej nga gjykata e kryeqytetit dhe kërkonte që Gjykata e Lartë të shprehej për juridiksionin.
Sakaq, gjyqi i themelit, ku Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro Xhixho janë të pandehur, është shtyrë në muajin shtator për shkak të pushimeve që gjykata i merr në gusht. Në këtë proces, të veçuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, SPAK ka shpallur pretencën ndaj të treve, ndërsa është radha e të akuzuarve për t’u mbrojtur.
Top Channel