Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka marrë një urim mjaft të veçantë dhe emocional në ditën e tij të lindjes nga një prej skuadrave ku ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme gjatë karrierës së tij, Olympique Marseille.

Klubi francez ka zgjedhur fjalët më kuptimplota për të uruar “guerrier-in” (luftëtarin) kuqezi, i cili feston 43-vjetorin e lindjes. Në mesazhin e dedikuar nga OM, Cana është përshkruar si ish-mesfushori i shkëlqyer ndërkombëtar shqiptar dhe një kapiten i vërtetë, duke risjellë në vëmendje shpirtin e garës dhe grintën e jashtëzakonshme që e karakterizoi gjatë periudhës së artë kur ai mbrojti ngjyrat e kësaj skuadre dhe bëri bujë të madhe në futbollin francez.

Top Channel