400 mijë stërlina në javë nuk mjaftojnë, Arsenal përgatit ofertën e çmendur për yllin e Real Madrid
Chelsea po shqyrton mundësinë e një transferimi surprizë të sulmuesit të Brighton, Danny Welbeck.
Sipas raportimeve të The Athletic, trajneri Xabi Alonso është një admirues i madh i 35-vjeçarit dhe e sheh atë si lojtarin ideal për t’i shtuar përvojë dhe lidership repartit ofensiv.
Welbeck po hyn në 12 muajt e fundit të kontratës me Brighton dhe klubi anglez është në dijeni të interesimit të londinezëve. Edhe pse “Pulëbardhat” nuk dëshirojnë të humbasin një nga lojtarët më me ndikim në skuadër, mundësia për t’u rikthyer te një klub i madh mund ta bindë sulmuesin të largohet.
Interesimi i Chelsea vjen pas një sezoni shumë të mirë të Welbeck, i cili luajti në 37 nga 38 ndeshjet e Premier League dhe shënoi 13 gola, duke regjistruar sezonin më produktiv të karrierës së tij në kampionat.
Raportohet se Xabi Alonso dëshiron të balancojë skuadrën e re të Chelsea me futbollistë me përvojë në Premier League.
Top Channel