Pamje tronditëse në futsallin e femrave në Brazil, lojtarja hedh në tokë kundërshtaren dhe e godet me shqelma. Pesë vite pezullim (Video)
26/07/2026 11:51
Një incident i rëndë ka tronditur futsallin e femrave në Brazil, pasi një lojtare kreu një ndërhyrje brutale ndaj kundërshtares gjatë një ndeshjeje mes RDJ Sport dhe As Resenhas.
Lojtarja me numrin 10 të As Resenhas rrëzoi një kundërshtare në parket dhe më pas, teksa ajo ishte ende e shtrirë, e goditi dy herë me shqelma në kokë.
Veprimi shkaktoi reagime të forta në komunitetin sportiv, ndërsa dënimi prej 5 vitesh pezullim ndaj lojtëses është konsideruar nga shumëkush si i pamjaftueshëm për një veprim që mund të kishte pasoja shumë të rënda.
Top Channel