Dita e 84-t e protestës/ Marshimi në rrugët e Tiranës nis mes tensionit, dy zonja nuk lejohen të flasin në megafon. Debat mes tubuesve
Edi Rama ka folur sot për protestën, gjatë mbledhje së Grupit të PS dhe kabinetit.
Kryeministri ka ndarë reflektimet mbi protestën e që po zhvillohet në bulevard, duke u shprehur se mësimi kryesor është se pas këtij tubimi, faktet nuk janë më të mjaftueshme, por duhet të qeveriset në harmoni me nevojat e përditshme të qytetarëve.
Rama: Mësimi i parë nga ajo protestë është që faktet tona nuk mjaftojnë më, sepse në Shqipërinë që ne transformuam rrënjësisht, njerëzit nuk jetojnë më me kënaqësinë e ndryshimeve apo inkurajimin e gjërave që ndërtohen. Ata sot jetojnë me pritshmëri që rriten më shpejt sesa mundësitë tona për t’u përgjigjur. Në një Shqipëri që zhvillohet me ritme të reja, ata e përjetojnë zhvillimin me tension, me atë që shohin dhe me atë që kanë, herë si burim pikëpyetjesh se çfarë po bëhet me vendin dhe shpeshherë si ndjenjë pasigurie për pjesën e tyre në një ekonomi që rritet shpejt.
Me fjalë të tjera, nuk mjafton më të qeverisim të tashmen me investime, arritje e integrime, por duhet të qeverisim në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarëve, sepse zemrat dhe mendjet e tyre nuk janë më aty ku ishin dje, te çfarë ndryshon në territor dhe nuk kanë fare më lidhje me statistikat ekonomike, sado pozitive qofshin. Ato janë ankoruar te pritshmëritë e tyre.
Bulevardi i flamingove duhet parë jo si një protestë, por si një pasqyrë që Shqipëria na e vuri para, duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re, të cilën me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët në të gjithë përmasën e saj.
Unë vetë në pasqyrën e bulevardit pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është ajo e mungesave. Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve të rrënimit dhe poshtërimit dhe i gëzohen çdo ndryshimi si fëmija një dhurate.
Epoka e hapur është epoka e pritshmërive, ku rruga e re është standard, jo fitore. Çdo shërbim i mirë merret si i mirëqenë dhe asnjë mungesë shërbimi nuk durohet më dot. Shoqëria as nuk e çon më nëpër mend nëse ka edhe më keq. Toleranca e saj ndaj çka nuk shkon vjen duke u zvogëluar, sepse kjo epokë është “ka edhe më mirë”.
Për 100 e kusur vjet në Shqipëri nuk ishte hetuar një i vetëm zyrtar i lartë. Ndërsa korrupsioni ishte pranuar nga të gjithë si të ishte fatalitet i një fatkeqësie kronike natyrore. Pyetjes nëse e besonin se ata do të shihnin një ditë zyrtarë të lartë para drejtësisë, i përgjigjeshin jo.
Top Channel