Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa të reja doganore ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Masat, që hynë nëimi bazohet në një hetim shumëmujor mbi përdorimin e dyshuar të punës së detyruar në prodhimin e mallrave të eksportuara drejt SHBA-së, si edhe në mungesën e masave nga vendet përkatëse për ta parandaluar këtë fuqi këtë të premte, parashikojnë tarifa nga 10 deri në 12.5 për qind për mallrat e importuara nga rreth 60 vende, të cilat përbëjnë pothuajse të gjitha importet amerikane.
Administrata Trump argumenton se vendimi bazohet në një hetim shumëmujor mbi përdorimin e dyshuar të punës së detyruar në prodhimin e mallrave të eksportuara drejt SHBA-së, si edhe në mungesën e masave nga vendet përkatëse për ta parandaluar këtë praktikë.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme. Bashkimi Evropian e cilësoi vendimin një “surprizë negative”, duke hedhur poshtë akuzat për punë të detyruar. Edhe Zvicra, Australia dhe Brazili kundërshtuan tarifat e reja, ndërsa Norvegjia bëri të ditur se nuk planifikon masa hakmarrëse ndaj produkteve amerikane.
Sipas administratës amerikane, nga tarifat përjashtohen importet e naftës, gazit dhe disa produkteve që nuk mund të prodhohen në territorin amerikan. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se sistemi i ri synon të krijojë më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri për bizneset, pas ndryshimeve të shpeshta të politikës tregtare gjatë vitit të kaluar.