Foshnja 7-muajshe humb jetën rrugës për në spital/ Procedohen dy mjekë pediatër në Gjirokastër, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor në dy raste
Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka nisur seanca gjyqësore ndaj prokurorit Ols Dado.
Mbrojtja e kryebashkiakut shprehet lidhur me kërkesën e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë”, i cili kërkoi të pranohet si palë në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj. Në sallë mungojnë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokatura e Shtetit.
Plerent Ndreca: Kodi i Procedurës Civile parashikon se kushdo mund të ndërhyjë si palë në një proces gjyqësor nëse ka interes për të hyrë në proces. Në rastin konkret, shoqata ka interes për përfundimin e këtij gjykimi, që lidhet drejtpërdrejt me interesat e shoqatës. Shoqata ka identifikuar pse përfundimi i gjykimit lidhet me interesin e saj.
Ndreca do të flasë për ndërhyrjen kryesore të shoqatës, Asociacioni për Median dhe Drejtësinë, në gjykim. Kjo kërkesë duhet të pranohet, që ajo të marrë pjesë si ndërhyrëse kryesore në gjykim.
Ndreca: Kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore në gjykim duhet të pranohet.
Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri. Njërës palë po i shtohen palët, ndërsa të paditurit po i largohen. Tek njëra palë shtohen aktorët që kanë interes publik, ndërsa palës tjetër po i reduktohen.
Për 540 ditë, kryetari i bashkisë është rrëmbyer nga detyra e tij dhe nga familja e tij, nga një njeri që ka veshur uniformën e shtetit, por që s’e ka tagrin dhe më ka rrëmbyer nga detyra.
Pesha juaj, i nderuar gjyqtar, është për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia. Unë dy beteja i fitova në Gjykatën Kushtetuese, pa shkuar ende në Strasburg.
Një noter që nuk ka bërë magjistraturën, nuk mund të jetë prokuror. Ky nuk është më një vend qokash. Dikush nuk mund të veshë uniformën e dikujt tjetër dhe të ushtrojë një funksion të caktuar.
Kushdo palë që tregon interes kontribuon në këtë gjykim.
Është pesha e këtij gjykimi që do të rikthejë besimin te drejtësia. I mungoj shumë familjes sime në ditët më të vështira, i mungoj edhe bashkisë sime, që e lashë ndryshe. Kushdo palë që tregon interes, kontribuon në këtë gjykim. Do t’ju kërkoja që të pranohet shoqata.
Top Channel