Pas tensioneve përpara Kuvendit, vijon në mënyrë paqësore protesta e 54 përpara Kryeminiastrisë
23/07/2026 21:00
Protesta ka vijuar përpara kryeministrisë, ku grumbullimi nisi në orën 19:00.
Ndryshe nga ajo që u pa përpara Kuvendit, ku situata u tensionua mes policisë dhe protestuesve që eskaloi në përplasje fizike, tubimi i pasdites ka vijuar i qetë.
Protestuesit fillimisht u mblodhën në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën përpara Kryeministrisë për të vijuar fjalimet.
Pritet që pas mbylljes së fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, por ende nuk dihet itinerari i tyre.
Top Channel