“Zero ndikim nga thirrjet ‘Berisha n’burg”, kreu i PD-së flet për tubimin: Rama manovra për prishjen e protestës
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Emin Riza.
Ai njihej si figurë kyç në mbrojtjen dhe promovimin e monumenteve të kulturës.
“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Akademikut Emin Riza, një prej figurave më të shquara të arkitekturës, restaurimit dhe studimeve të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Me një veprimtari mbi gjashtë dekada, ai la një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e monumenteve të kulturës, duke formësuar breza specialistësh dhe duke lënë pas një trashëgimi të vyer shkencore e profesionale.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gjithë komunitetit të trashëgimisë kulturore. U prehtë në paqe“, njofton ministria.

Top Channel