Exclusive/ Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Gonxhe: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot uljen në tryezë duhet ta shohim si… Nëse mendoni se trafiku është vetëm përshtypje, shifrat thonë të kundërtën.
Në Shqipëri janë të regjistruara mbi 1.05 milionë mjete, ndërsa për çdo 1 mijë banorë ka 361 autovetura. Thënë ndryshe një në tre shqiptarë ka makinë. Shifta që tregojnë jo vetëm rritjen e flotës së automjeteve, por edhe sfidat me trafikun dhe infrastrukturën.
Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri është rritur me 9.3% brenda një viti, duke arritur në 1,048,092 mjete në fund të vitit 2025. Autoveturat zënë 80.8% të totalit, ndërsa treguesi i motorizimit është rritur nga 326 në 361 makina për 1 mijë banorë, duke treguar se ritmi i shtimit të automjeteve vijon të jetë i lartë.
Pesha më e madhe e automjeteve është e përqendruar në Tiranë, ku ndodhen 34.7% e mjeteve të vendit. Pas saj renditen Durrësi me 13.6% dhe Fieri me 9.1%. Megjithatë, rekordin e motorizimit e mban Durrësi, me 535 autovetura për çdo 1 mijë banorë, shumë mbi mesataren kombëtare.
Edhe pse flota po zgjerohet, ajo mbetet e dominuar nga makinat me naftë që përbëjnë rreth 70% të autoveturave. Ndërkohë automjetet elektrike po fitojnë terren me një rritje vjetore prej 91.2%, sinjal i një ndryshimi gradual të tregut.
Pjesa më e madhe e mjeteve që qarkullojnë në rrugë janë të vjetra. Autoveturat me moshë 11-20 vjet përbëjnë 45,7 % të autoveturave gjithsej. Mjetet e prodhuara gjatë periudhës 2000-2010 përbëjnë 55,3 % të totalit të mjeteve rrugore.
Top Channel