Tirana vijon punën në përforcimin e saj për sezonin e ri që do të nisë pas një muaji. Klubi bardheblu ka hedhur sytë nga akademia e tij duke bërë të ditur bashkimin e 3 futbollistëve të rinj në skuadrën e parë.

Bëhet fjalë për Mateo Maçin 17 vjeç e Aimar Bamin 18 vjeç, të dy mesfushorë si dhe qendërmbrojtësin Leon Misja, edhe ky 18 vjeçar, një lëvizje kjo që klubi bardheblu e konsideron si një mundësi të shkëlqyer për 3 të rinjtë për t’u shfrytëzuar për të pasur një karrierë sa më të mirë.

‘Ky moment përfaqëson filozofinë e klubit: të identifikojë, zhvillojë dhe promovojë talentet e veta. Akademia e KF Tiranës vazhdon të ndërtojë një urë të fortë drejt ekipit të parë, duke u dhënë lojtarëve të rinj kohën, besimin dhe mundësinë për të hedhur hapin drejt futbollit profesionist. Suksese Mateo, Aimar dhe Leon! Mirë se vini në ekipin e parë të KF Tiranës’-theksohet ndër të tjerat në komunikatën e Tiranës në rrjetet sociale

Kategoria Superiore do të nisë në 22 gusht dhe Tirana që do të kërkojë të kthehet në nivelet më të larta do të nisë sezonin me një ndeshje shumë të vështirë teksa përballë do të ketë kampionët e Egnatias të drejtuar nga Nevil Dede.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Top Channel