“Shpëto arkivin tënd”, muzeu “Marubi” u bën thirrje qytetarëve të ruajnë fotografitë historike

21/07/2026 12:29

Në shumë shtëpi shqiptare ruhen ende fotografi dhe negativë të vjetër, pa e ditur se ato mund të përmbajnë copëza të vyera të historisë sonë.

Për këtë arsye, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka nisur nismën “Shpëto Arkivin Tënd”, duke ftuar qytetarët, familjet dhe trashëgimtarët e fotografëve të kontribuojnë në ruajtjen e kësaj trashëgimie të çmuar.

Drejtori Lucian Bedeni sqaron se qëllimi nuk është t’u hiqet pronësia autorëve, por të sigurohet mbrojtja dhe konservimi profesional i këtyre arkivave.

Për atë çfarë përfaqëson për Shqipërinë, “Marubi” vijon të jetë ndër destinacionet kryesore për turistët.

Aktualisht, në “Marubi” është e hapur ekspozita e fotografit me famë botërore, shqiptaro-amerikanit Gjon Mili.

Top Channel