Protestuesit te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë, ndërpriten punimet

20/07/2026 16:10

Sikundër kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para sot jashtë Kuvendit.

Dhjetëra protestues u grumbullua në pjesën e pasme të Kuvendit, ndërsa dëgjohen thirrje “Parlament i krimit”, teksa në institucion kanë nisur të mbërrijnë deputetët dhe ministrat socialistë.

Ndërkaq, disa prej tyre u panë me vezë në duar duke shkruar në to emrat e deputetëve, teksa po ashtu kanë sjellë edhe kollaro. Ata shprehen se kanë ndryshuar ‘strategji’ dhe se nuk do t’i godasin me vezë, por do t’ua japin në dorë dhe do t’u kërkojnë deputetëve që t’i thyejnë ose jo.

Në kor ata dëgjohen duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia duke i zhvendosur nga oborri i jashtëm i Kuvendit. Po ashtu policia mori masa duke bllokuar zonën përreth për të shmangur incidente.

Tensione në Kuvend, deputetët e PD mblidhen te foltorja dhe nuk lejojnë të flasë Endrit Shabani, ndërpriten punimet

Nisin tensionet te Kuvendit, protestuesve ‘u shpëtojnë’ disa deputetë që u futën nga dera e pasme, por gjuajnë me vezë makinën e Gardës  

 

Top Channel