“Projekti juaj për ‘Territorialen’ shkurton edhe 20 bashki të tjera”, Balla i përgjigjet akuzave të Berishës: Vazhdoni pushimet Sali se nuk do të…

20/07/2026 13:53

Nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha u shpreh se PS ka në plan që të shkurtojë edhe 20 bashki të tjera përmes reformës Territoriale.

Por kreu i grupit të PS Taulant Balla i është përgjigjur me ironi duke i thënë se PD mund të vazhdojë pushimet, pasi në shtator do të vijojnë diskutimet sërish në komision për këtë çështje, teksa tha se Berisha dezinformon në lidhje shkrirjen e bashkive.

“Kemi vlerësuar punën, nuk pati kërkesë të dakordësuar për zgjatje afatesh dhe personi që sapo gënjeu (Sali Berisha) duhet ta dije që në komisionin tjetër të zgjedhores Bylykbashi dhe Gjiknuri sollën kërkesën ndërsa komisioni nuk solli kërkesë.  E para është që duhet të mësosh, procesi fillon me raportin, procesi involvon komisionin e çështjeve ligjore më pas, pasi të ketë kaluar 60 ditë, në shtator do kemi kohë për të diskutuar kështuqë qetësohuni dhe vazhdoni pushimet, flasim prapë në shtator”, tha Balla.

“E vërteta është krejt tjetër, Boçi ka bërë përpjekjet më maksimale. Direkt me Maznikun apo pengun, por edhe me përfaqësues të tjerë që janë të anagzhuar të mbështesin këtë proces. Pati një ujdi mes tyre për të zgjatur afatin e komisionit sikundër kushti për të marrë ekspertizën e kongresit të autoriteteve të Këshillit të Europës, është i panegociueshëm për ne. Ishte Rama i cili urdhëroi pengun e tij të veprojë në mënyrë të njëanshme. Projekti i diskutuar nga ju shkurton edhe 20 bashki të tjera të shpërndara në të gjithë vendin”, iu përgjigj Berisha.

Top Channel