Zgjedhjet në FIFA/Pse padia e Platini mund të komplikojë rizgjedhjen e Infantinos si president

19/07/2026 20:36

Atë që nuk bënë dot kundërshtarët politikë, të nxjerrë jashtë loje falë lëvizjeve të zgjuara të Gianni Infantinos(mbi të gjitha zgjerimi i botërorit në 48 skuadra me rritje të ndjeshme të numrit të vendeve për Azinë e Afrikën që u bënë bazat e tij kryesore elektorale), mund ta bëjë një gjykatë.

Dhe ai që mund ta ndërpresë ‘mbretërimin’ e Infantinos që nuk ka ndërmend të lërë poltronën e tij, mund të kontribuojë ai që duhet të ishte në vendin e tij, në postin drejtues të FIFA, Michel Platini

ZGJEDHJET E REJA—Infantino u zgjodh për herë të parë në 2016 për të pasuar Sepp Blatter të përfshirë në skandalin e FIFA në maj të 2015. Ish numri 1 i futbollit botëror u skualifikua nga të gjitha aktivitetet për 6 vjet e 8 muaj për disa thyerje të kodit etik pas një hetimi të nisur nga drejtësia zvicerane. U dënua edhe Platini që synonte të pasonte Blatter dhe që në fakt u akuzua për mashtrim; ai u pezullua për 3 muaj nga Komisioni i Etikës së FIFA për shkak të disa pagesave të dyshimta, një tezë kjo që më pas ra, pasi kishte përfituar 2 milionë franga zvicerane nga Blatter si kompensim për një sërë konsulencash të kryera në periudhën 1999-2002. Drejtësia civile pati një kurs tjetër nga ajo sportive dhe Platini u lirua nga akuzat në 2018, po kështu ndodhi edhe në gjykatën penale federale në Bellinzona në Zvicër në 2022(bashkë me Blatter). Por ishte tepër vonë për të frenuar Infantinon që e kishte forcuar pozitën e tij në krye të FIFA

DHE TANI— Në mars do të jenë zgjedhjet në FIFA. Infantino e fitoi mandatin e tij të parë me Platini jashtë loje në shkurt të 2016 dhe u konfirmua si në 2019 ashtu edhe në 2023. Edhe pse është prej 10 vitesh në krye të qeverisë së futbollit botëror, zvicerani dëshiron të vijojë manovrat politike të aplikuara këto vjet për të garantuar pushtetin( e fundit; lidhja e hekurt me Donald Trump të cilit ia plotësoi çdo dëshirë; duke nisur me çmimin për paqen, për të vijuar me pezullimin e skualifikimit të Balogun, me kërkesë të presidentit të SHBA), kanë dekurajuar çdo kandidat. Një goditje mbretërisë së tij, përveç UEFA, mund t’ia japë pikërisht Platini që nuk ka ndërmend të kandidojë në zgjedhje, por që kërkon drejtësi për atë që ka pësoi; dorëheqjen e detyruar nga posti i kreut të UEFA në 9 maj të 2016 dhe gjithçka tjetër që rrodhi pas saj.

E VËRTETA—Fituesi i tre Topave të Artë, denoncoi Infantinon në një gjykatë civile për shpifje dhe trafik të influencës; bëhet fjalë për tentativën e tretë pas atyre në 2018 dhe 2021 që nuk patën rezultatet e shpresuara nga francezi. Platini po kështu ka ndërmend të ndërmarrë edhe një veprim ligjor kundër FIFA për të siguruar një dëmshpërblim për dëmet e pësuara. Nuk dëshiron të kthehet në botën e futbollit, por siç deklaroi në muajin mars dëshiron të që pengojë Infantinon që të vijojë më tej në rrugën e tij. A do t’ia dalë mbanë në këtë mision përpara zgjedhjeve të FIFA në muajin mars? Një dënim i Infantinos mund të frenojë zgjedhjen e tij për herë të katërt radhazi në krye të organizmit më të lartë të futbollit botëror, gjë që në këtë moment duket e sigurt.

Top Channel