Milani siguron një ‘po’ të rëndësishme. Nuk bëhet fjalë për një blerje të re, por për Adrien Rabiot i cili menjëherë pas ndeshjes mes Francës dhe Anglisë konfirmoi qëndrimin e tij te kuqezinjtë pavarësisht zërave që e shihnin atë të transferohej te Napoli i Massimiliano Allegrit.

‘A do të rinis gjithçka nga Milani? Po, po sigurisht, me Maignan do të flasim me trajnerin, do të kontaktojmë-tha Rabiot-donim të ishim të qetë gjatë Botërorit dhe nuk donim të shqetësoheshim nga gjëra të tjera. Tani do të ketë kohë që të flasim qetësisht’.

Rabiot theksoi se ende nuk ka folur me Amorim në telefon dhe se tani do të marrë disa ditë pushime.

‘Pushime të merituara, është e nevojshme që të pushojmë mirë dhe pastaj do të kthehemi, shpresoj sa më vonë të jetë e mundur-shtoi Rabiot

Kuqezinjtë do të nisin sezonin e ri me ndeshjen ndaj Torinos në fushën e këtij të fundit në 23 gusht dhe presin që francezi t’i bashkohet skuadrës sa më shpejr. Objektivi i Amorim është që t’i japë çelësat e mesfushës, Rabiot dhe Modric për skemën e tij 3-4-2-1. Në pritje të ‘po’ përfundimtare të kroatit (që duhet të jetë çështje kohe), Milani gjithsesi ka ndërmend të bëjë përforcim në mesfushë, por më parë duhet të largohen Fofana dhe Loftus-Cheek, ndërkohë që edhe Ricci nuk e ka të sigurt qëndrimin.

Top Channel